Qytetarët pa shtetësi kërkojnë zgjidhje, u takuan me deputetët e ASH-AA

Maqedonia

Qytetarët pa shtetësi kërkojnë zgjidhje, u takuan me deputetët e ASH-AA

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Jetojnë mbi 80 vjet në Maqedoninë e Veriut, më të vjetër se vetë shteti, i mëvetësuar në vitin 1991, por sërish nuk kanë shtetësi dhe rrjedhimisht nuk shfrytëzojnë asnjë të drejtë. Të refuzuar, kryesisht me arsytimin se paraqesin rrezik për shtetin ose për shkak se nuk e njohin mirë gjuhën maqedonase. Një grup qytetarësh pa shtetësi iu përgjigjën ftesës së koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për të vizituar Kuvendin si mysafirë dhe për të shqyrtuar këtë problematikë.

Por, si qytetarë pa shtetësi dhe pa letënjoftime, nuk gëzuan as të drejtën e mysafirit. Mbetën para dyerve të Kuvendit.       

 “Jemi lind, jemi rritë dhe jemi shkolluar në vendin e lindjes. Gjithë kemi çertifikata të lindjes, të gjithë kemi numër personal, e drejta e shtetësisë na është mohuar për shkak se baba është i lindur në Kosovë, ndërkaq jemi të ardhur këtu 80 vjet.” “Jam e martuar këtui 30, s’kam nështetësi. Katër herë kam ardh më kanë refuzuar, për shkak të gjuhës. Kontrollat I bëj 1000 denarë, 2000 denarë, të gjitha me para. Udhëtoj me document të Kosovës, këru s’ka asnjë dokument, hiç.”   “Jemi gjashtë fëmijë. Vëllau i madh e ka nënshtetësinë, motrat e kanë nënshtetësinë. Nëna është e ardhur nga Novi Pazari, ka nënshtetësi. Unë jam i lindur këtu, nuk kam nënshtetësi.”, shprehen qytetarët. 

Deputetët e koalicionit të Aleancës për Shqiptarët dhe Alterabtiva konsiderojnë se presioni i tyre për të zgjidhur këtë problematikë po ia arrin qëllimit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat