Filipçe: Pallati i Sportit “Boris Trajkovski” do të kthehet në qendër vaksinimi

Maqedonia

Filipçe: Pallati i Sportit “Boris Trajkovski” do të kthehet në qendër vaksinimi

Më: 29 mars 2021 Në ora: 14:44
Pallati i Sportit “Boris Trajkovski”

Ministri Shëndetësisë; Venko Filipçe, bëri të ditur në një konferencë për shtyp se nga e mërkura do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë, ndërsa sot edhe nesër do të vijojë shpërndarja e vaksinave në të gjitha rrethet.

Ai tha se qendra e sportit “Boris Trajkovski” do të kthehet në qendër më të madhe të vaksinimit në Shkup, me mbi 30 pozicione vaksinimi. Ndërkohë, sipas Filipçes, po trajtohet edhe me kompaninë Pfizer, Bashkimin Evropian dhe Ambasadën kineze në vend, për të bërë të mundur sjelljen e më shumë vaksinave njëkohësisht.

Sot edhe nesër do vijojë shpërndarja e vaksinave ndërsa të mërkurën do të fillojë procesi i vaksinimit. Janë thirrur 22 mijë qytetarë që do të vaksinohen mbi 75 vjeç. Terminet fiksohen nëpërmjet mjekut amë, në cilin vend dhe orën e saktë të vaksinimit.

Në Shkup vaksinimi do të kryhet në sallën e sportit Borsi Trajkovski, ndërkohë atje po vazhdojnë përgatitjet. Do të ketë të paktën 30 pozicione për vaksinimin. Po punojmë intensivisht me ambasadën kineze në vend që sa më parë të mbërrijnë edhe vaksinat kineze. Po ashtu jemi në kontakt edhe me kompaninë Pfizer dhe me Bashkimin Evropian për më shumë vaksina- tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat