Mariçiq: Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa kompromis

Maqedonia

Mariçiq: Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa kompromis

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:03
Bojan Mariçiq

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot në konferencë për shtyp tha se lufta kundër korrupsionit do të jetë e pa kompromis.

Ai deklaroi se krahas luftës me pandeminë, njëkohësisht do të zhvillohet edhe lufta për ta çrrënjosur korrupsionin.

“Lufta kundër korrupsionit duhet të zhvillohet njëkohësisht në të gjithë sektorët në të gjitha nivelet në institucione, në gjykata, Prokurori, Pushtetin lokal. Përskaj luftës me pandeminë, fronti për luftë me korrupsionin duhet të jetë në vazhdimësi i hapur. Në raste se vetëm për një moment ajo luftë u harrua, ose u la anësh, sërish do të paraqitet në një formë më destruktive. Por Qeveria nuk do ta lejojë këtë dhe bën thirrje që të gjithë t’i bashkëngjiten këtij qëllimi për shkatërrimin e korrupsionit”, deklaroi Mariçiq.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri Lupço Nikollovski tha se vlerësimi pozitiv nga GREKO është një konfirmim dhe tregues i vullnetit politik të shprehur qartë për parandalimin dhe çrrënjosjen përfundimtare të korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat