BERZH-i dhe BE-ja inkurajojnë konkurrencën e bizneseve të vogla në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

BERZH-i dhe BE-ja inkurajojnë konkurrencën e bizneseve të vogla në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

BERZH-i siguroi kredi deri në 2.5 milion euro për Banka Komerciale ShA Shkup për huanë e mëtejshme të bizneseve lokale, për investimet në përditësimin e kapaciteteve të prodhimit dhe pajtueshmërinë me Direktivat e BE-së në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, sigurinë e punëtorëve, dhe cilësinë dhe sigurinë e produkteve, transmeton Portalb.mk.

Përveç huazimit, NVM-të do të përfitojnë nga asistenca teknike e personalizuar dhe nga mbështetja e burimeve nga shërbimet të-dihet-se-si, e gjitha me qëllim të mbështetjes dhe zbatimit të projekteve, si dhe nga dhënia e granteve deri në 15% të vlerës totale të kredisë, pas përfundimit të suksesshëm të projektit. Asistenca teknike dhe grantet financohen përmes Programit të BE-së për zhvillim dhe inovacion të ndërmarrjeve në Ballkanin Perendimor (European Union Western Balkan Enterprise Development and Innovation Facility – WB EDIF).

Rritja e konkurrencës do të rrisë aftësitë e kompanive në tregjet lokale, si edhe në nivel ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, klientët do të përfitojnë nga përmirësimi i cilësisë së produktit dhe zgjedhja më e madhe.

Banka Komerciale ShA Shkup është banka më e madhe në Maqedoninë e Veriut, në të cilën në vitin 2018 u miratua një hua prej 5 milion eurosh nga BERZH Programi për mbështetje të konkurrencës së Ballkanit Perëndimor për NVM, program i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian (BE).

Ky financim zbatohet me sukses edhe në kohë të pandemisë së koronavirusit, kur fondet e reja janë të nevojshme më shumë se kurrë.

Andy Aranitasi, Përfaqësuesi i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut, tha: “Ne jemi shumë të kënaqur që rinovojmë bashkëpunimin tonë me Bankën Komerciale ShA Shkup, partneri ynë afatgjatë i besuar, me qëllim të përfitimit të ekonomisë lokale. Ky program ofron mbështetje për NVM-të lokale në arritjen e standardeve të BE-së në tre fusha kryesore: mbrojtja e mjedisit jetësor, shëndeti dhe siguria dhe cilësia e produktit. Financimi i ri do të lehtësojë ndjeshëm aksesin në financimin shumë të nevojshëm për bizneset e vogla, i cili është thelbësor për rimëkëmbjen ekonomike në këto kohë sfidash, duke i bërë bizneset më konkurruese dhe elastike, duke u mundësuar atyre që të integrohen më mirë në zinxhirët e vlerave rajonale dhe evropiane. ”

Ambasadori David Gere, Përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, tha: “NVM-të janë mbështetja e çdo ekonomie dhe janë kritike për inovacionin, konkurrencën dhe krijimin e vendeve të punës. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të sigurojë mbështetje për këtë sektor në Maqedoninë e Veriut, përmes Programit të zhvillimit dhe iovacionit të ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor, për të ndihmuar në përshpejtimin e rimëkëmbjes ekonomike, përgatitjen për tranzicione të gjelbërta dhe digjitale, dhe pjesëmarrjen e plotë të NVM-ve në tregun e vetëm të BE-së pas përfshirjes në të . Veçanërisht duam të inkurajojmë partnerët në Ballkanin Perëndimor 6, t’i shfrytëzojnë mundësitë e Tregut të përbashkët rajonal dhe të punojnë drejt këtyre qëllimeve”.

Maja Stevkova Shterieva, Drejtoresha kryesore financiare dhe anëtare e Bordit të Drejtorëvetë Bankës Komerciale ShA Shkup, tha: “Sektori i NVM-ve në tërësi është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Ne jemi të kënaqur që gjatë kësaj periudhe sfidash për shkak të Covid-19, kemi mundësinë, në partneritet me BERZH-in dhe BE, të sigurojmë mbështetje shtesë për NVM-të përmes një kredie të re që ka kushte unike të favorshme dhe grant komponent. Besojmë se kjo hua do të sigurojë mbështetje të dobishme për pranimin e trendeve dhe teknologjive të reja dhe do të krijojë vende të reja pune. ”

BERZH është investitori kryesor institucional në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani, ajo ka investuar mbi 2 miliardë euro në mbi 140 projekte në vend. Banka përqendrohet në zgjerimin e sektorit privat lokal, promovimin e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat