Spasovski: Nuk është i madh numri i personave pa nënshtetësi

Maqedonia

Spasovski: Nuk është i madh numri i personave pa nënshtetësi

Më: 30 mars 2021 Në ora: 14:58
Oliver Spasovski

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka deklaruar se në bazë të analizave të MPB-së, nuk është numri i madh i personave të cilët nuk kanë nënshtetësi.

Ai tha se janë rreth 800 persona të cilët nuk kanë asnjë dokument, ose të ashtuquajtur persona fantom.

“Kemi bërë analizat tona në bazë të njohurive tona që i kemi në MPB. Njëra grup është prej disa 800 persona që nuk kanë asnjë dokument dhe ndodhen në territorin e shtetit tonë ose të ashtuquajtur fantom, për të cilat të gjithë po flasin në opinion, për ato tashmë është tejkaluar problem për regjistrim në Librin amë të të posalindurve dhe në fitimin e të gjitha të drejtave tjera që dalin nga ajo, që të mund normalisht ti realizojnë të drejtat si shtetas të RMV-së”.

“Kemi analiza edhe në një segment tjetër, nuk donë të thotë se janë disa numra të sakta deri në fund, do duhej pra kur të përfundoj procesi i ndryshimit të ligjit dhe për atë ka nevojë ose gejtja e mekanizmave të duhura, që vërtetë të vijmë në numra të saktë përmes paraqitjeve të caktuara. Megjithatë mendoj se ky nuk është numër i madh, që nuk kanë shtetësi dhe jetojnë në territorin e vendit. Nesër do të flasim në takim, pas takimit do të kemi informacione për atë se çfarë është folur, çfarë është dakorduar dhe cilat hapa duhet ndërmarrë”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, opozita shqiptare ka dorëzuar propozim-ligj në Kuvend, i cili parasheh që personat që nuk kanë nështetësi, të njëjtën të mund ta marrin me tre dëshmitarë, të cilët do të dëshmojnë se personi i caktuar jeton në RMV për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat