Filipçe: Pritet që vaksinimi të shkojë pa ndërprerje në prill dhe maj

Maqedonia

Filipçe: Pritet që vaksinimi të shkojë pa ndërprerje në prill dhe maj

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:03
Venko Filipçe

Gjatë muajit prill dhe maj pritet të arrijnë dozat më të mëdha të vaksinave anti-Covid dhe atëherë pritet që vaksinimi të realizohet pa ndërprerje.

Kështu vlerësoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Procesi shkon sipas strategjisë nacionale për vaksinim dhe ato janë të dimensionuar sipas organizatave botërore, kurse dinamika është bërë në bazë të asaj që disponojmë tani.

Në prill dhe maj do të sigurojmë sasinë më të madhe të vaksinave, dhe atëherë kur do të fillojë vaksinimi, nuk do të ndërpritet”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat