Bekteshi: Diversifikimi i gazit natyror – mundësi për furnizim nga SHBA dhe vendet e tjera

Maqedonia

Bekteshi: Diversifikimi i gazit natyror – mundësi për furnizim nga SHBA dhe vendet e tjera

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:25
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekomonisë, Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror në 17 kilometra nga Aleksandrupoli për magazinimin dhe gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror me kapacitet prej mbi 5,5 miliardë metra kub.

“Sot i nënshkruam memorandumet për realizimin e projekteve për terminal të gazit të lëngshëm natyror, sigurim të kapaciteti për gaz natyror dhe centralit të gazit Aleksandrupoli.

Vendi ynë do të bëhet furnizues strategjik i gazit natyror nga SHBA-ja dhe Lindja e Afërt në rajon, por edhe pronar i pjesshëm i edhe një burimi të energjisë elektrike.

Gazifikimi është kyç për ekonominë dhe sjellë përfitime edhe për qytetarët edhe për kompanitë, për mjedisin jetësor dhe për shoqërinë në tërësi.

Me realizimi e interkonektimeve të planifikuara të sistemit për bartjen e gazit natyror me Greqinë dhe vendet tjera, si dhe planin për gazifikimin e shtetit, pritet që gazi natyror, si karburant i tranzicionit deri në vitin 2050, në kombinim me OIE të marr rol të rëndësishëm në zëvendësimin e thëngjillit që përdoret në kapacitetet prodhuese për energji elektrike.

Infrastruktura e re ndërkufitare do t’i diversifikojë rutat për furnizim me gaz natyror dhe do ta rrisë nivelin e aftësisë konkurruese në tregun e karburanteve.

Përveçse për ndikimin potencial pozitiv mbi çmimet e gazit natyror, diversifikimi i furnizimit do të sigurojë edhe siguri më të madhe në furnizimin, gjë që do t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut të përgjigjet në rast të ndërprerjeve të papritura që mund të paraqiten në rutën e vetme të furnizimit, si dhe të përgjigjet në rast të ndryshimeve të papritura në kërkesën” – ka shkruar ministri Bekteshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat