RMV, arrestohen dy persona për transmetim të kundërligjshëm të programeve televizive

Maqedonia

RMV, arrestohen dy persona për transmetim të kundërligjshëm të programeve televizive

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuara dy qytetarë të Tetovës të dyshuar për ritransmetim të kundërligjshëm të programeve televizive.

“Janë privuar nga liria 33 vjeçari V.O. dhe 53 vjeçari B.O. nga Tetova për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkeljen e të drejtës të autorësisë dhe të drejtave të afërta”, e dënueshme sipas nenit 157 të Kodit Penal”, sqarojnë nga policia.

Raportohet që në hapësirat e tyre janë gjetur pajisje që kanë mundësuar veprën penal, si laptop-kompjuterë, USB, resiverë, kutia androidi e pajisjeve tjera, që i kanë mundësuar përfitime material.

Policia paralajmëroi që do të paraqitet kallëzim penal ndaj dy qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat