Afrim Gashi me thirrje për regjistruesit dhe instruktorët rajonalë: Sot filloi regjistrimi, vazhdoni me punën

Maqedonia

Afrim Gashi me thirrje për regjistruesit dhe instruktorët rajonalë: Sot filloi regjistrimi, vazhdoni me punën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 14:04
Afrim Gashi

Kryetari i partisë “Alternativa”, Afrim Gashi ju bën thirrje drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të ESHS-së si dhe regjistruesve dhe instruktorëve rajonale që të vazhdojnë me punën për shkak se sot regjistrimi ka filluar zyrtarisht.

“Ndërtimi i shtetit ligjor ka qenë dhe është një përpjekje që nuk resht dhe asnjë marrëveshje politike, aq më pak ato njëetnike maqedonase, mund ta vërë në sprovë shtetin e së drejtës. Pa shtet ligjor dhe të të drejtë nuk mund të ketë BE”, shrkuan Gashi.

Ai shton se opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të jenë pranë për të ndihmuar dhe mbështetur por edhe për t’i mbajtur për përgjegjësitë që i kanë.

“Sukses në punën tuaj. Të regjistrohemi të gjithë”, shkruan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat