Mickoski: Diaspora evidentohet, nuk regjistrohet

Maqedonia

Mickoski: Diaspora evidentohet, nuk regjistrohet

Më: 1 prill 2021 Në ora: 22:19
Hristijan Mickoski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “TV21” përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj.

Mickoski tha se regjistrohet vetëm popullsia që jeton në vendin tonë.

“Ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi regjistrohet vetëm popullsia që jeton në vendin tonë, kjo së paku është edhe në bazë të standardeve të Eurostatit”, tha Mickoski.

Mickoski, si shembull për këtë, e dha edhe atë, siç thotë, diaspora tashmë është regjistruar në shtetet ku jetojnë.

“Dihet saktë se çfarë do të thotë evidentim i diasporës, dhe çfarë regjistrim”, tha Mickoski.

Nëse ndodh e kundërta e kësaj, ai thotë, nuk do të pranojmë rezultatet e regjistrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat