Nikollovski: Nëse do të mbahej regjistrimi në muajin prill do të kishte 50 mijë të infektuar të rinj

Maqedonia

Nikollovski: Nëse do të mbahej regjistrimi në muajin prill do të kishte 50 mijë të infektuar të rinj

Më: 2 prill 2021 Në ora: 12:18
Aleksandar Nikolloski

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sot tha se nga coroanvirusi janë prekur të gjithë qytetarët, pavarësisht etnise dhe se shtyrja e regjistrimit është për shkak të gjendje së keqe epidemiologjike.

“Unë nuk mendoj se në Maqedoni nga coronavirusi janë prekur vetëm maqedonasit ose vetëm shqiptarët, turqit ose serbët. Të prekur për fat të keq janë të gjithë dhe gjendje epidemiologjike është e keqe dhe kjo ishte arsyeja pse OBRM-PDUKM me muaj kërkonte shtyrjen e regjistrimit”, tha Nikollovski.

Ai sqaroi se sipas vlerësimeve të gjendjes epidemiologjike në vend, vetëm si rezultat i regjistrimit do të kishte rreth 50 mijë të infektuar në muajin prill dhe ky numër, siç thotë ai, është i madh.

Ai tha se shtyrja e regjistrimit mbron shëndetin e qytetarëve dhe popullatën.

“Në një gjendje të tillë epidemiologjike unë e thash se potenciali vetëm nga regjistrimi është 50 mijë raste të reja shtesë gjatë muajit prill”, tha Nikolloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat