Kërkohet kujdes më i madh i shtetit ndaj personave me autizëm

Maqedonia

Kërkohet kujdes më i madh i shtetit ndaj personave me autizëm

Më: 2 prill 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Nga dita në ditë rritet numri i fëmijëve me autizëm. Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk ka regjistër kombëtar për evidentimin e tyre, shoqatat si dhe qendrat të cilat i trajtojnë këta fëmijë thonë se shifrat po rriten dukshëm. Në ditën botërore të autizmit ekspertët thonë se shteti nuk po bën sa duhet për kujdesjen e kësaj kategorie të qytetarëve.

Është momenti që të bëhet një strategji e re, e mirëmenduar me institucionet të cilat do të jenë jo vetëm në diagnostikim por edhe në trajtim të vazhdueshëm dhe në rikuperim të gjithçkaje të mundshme që mund të arrin këta fëmijë. Që nesër, pasnesër të mund t’i adresohen shoqërisë – tha Edlira Destani, Psikologe Qendra “ Ylberi”.

Defektologët vlerësojnë se pandemia ka përkeqësuar shumë gjendjen e këtyre fëmijëve.

Izolimi ka ndikuar negativisht sepse fëmijët edhe moshat e vogla shkaku i mësimit online i kanë pajisje teknologjike personale dhe pastaj edhe ato mund të keqpërdoren nga ana e fëmijëve. Prandaj prindërit duhet shumë të kujdesen që fëmijët mos të qëndrojnë shumë gjatë në pajisje teknologjike sepse vjen te çrregullimi dhe problematikat tjera gjatë zhvillimit të tyre – deklaroi Shpresa Rashiti, Defektologe Qendra “Bota Ime”.

Në Evropë një në 68 fëmijë diagnostikohet me spektrin e autizmit, derisa në Amerikë numri i personave të prekur me autizëm është 1 në 54.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat