ASH-AAA: Shqiptarët nuk janë përqindje, por janë shumicë shtetformuese

Maqedonia

ASH-AAA: Shqiptarët nuk janë përqindje, por janë shumicë shtetformuese

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Pas ndërprerjes së regjistrimit në vend kanë reaguar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ku thonë se shqiptarët nuk janë përqindje, por janë shumicë shtetformuese.

“Mënyra se si u shty regjistrimi flet për indikacionin se eksponentë të caktuar të politikës nacionaliste maqedonase do të bëjnë çmos që, përmes Gjykatës Kushtetuese, ta anulojnë regjistrimin e mërgatës, në mënyrë që ta shpëtojnë përqindjen e maqedonasve dhe ta ulin përqindjen e shqiptarëve. Pasi që i kanë përzënë 300 mijë shqiptarë nga ky vend, tash duan edhe t’i fshijnë tërësisht nga e drejta e tyre për të qenë pjesë e këtij shteti”, thonë nga ASH-AAA.

Duke e ruajtur shtetin multietnik, shtojnë nga atje, duke u kujdesur që mos të prodhohen ndarje mbi baza etnike në shtetin tonë, si dhe duke u qëndruar besnik interesave të votuesve tanë, ne do të kujdesemi që ky interes strategjik i shtetit dhe i shqiptarëve të mos nëpërkëmbet dhe regjistrimi i popullsisë të vijojë deri në regjistrimin e secilit në listën e qytetarëve rezidentë të këtij shteti.

“Ne nuk mund të lejojmë që dikush të tallet akoma me përqindjen e shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk janë as përqindje e as pjesë, por janë shumicë shtetformuese dhe janë tërësi e pandashme”, shtojnë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat