Maqedonia vendos masa të reja: Ora policore prej orës 20:00, mbyllen tërësisht objektet hotelerike

Maqedonia

Maqedonia vendos masa të reja: Ora policore prej orës 20:00, mbyllen tërësisht objektet hotelerike

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të reja kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Në seancën e sotme Qeveria ka vendosur që prej nesër (e martë), ora policore të fillojë nga ora 20:00 dhe të zgjasë deri 05:00.

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që të ndalohet tërësisht puna e kafeneve, bareve dhe objekteve tjera hotelerike.

Qytetarët që do të imunizohen gjatë orës policore, do t’u lejohet arritja në shtëpitë e tyre, nëse do të tregojnë vërtetim se janë vaksinuar.

“Tendencat e reja të epidemiologëve tregojnë se lloji britanik i coronavirusit merr më shumë jetë. Ky lloj infekton më lehtë dhe më shpejtë dhe ka pasoja më të rënda. Nga këto arsye, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, vendosëm që masat e reja janë të pashmangshme. Ekziston lodhje serioze tek personeli shëndetësor. Jemi në gjendje më të rëndë që nga fillimi i pandemisë”, tha kryeministri Zaev.

Ai njoftoi se do të mbyllen edhe klubet e fitnesit, do të anulohen konferencat dhe trajnimet, si dhe do të mbyllen bastoret sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat