Karakachanov merr vota edhe nga Maqedonia

Maqedonia

Karakachanov merr vota edhe nga Maqedonia

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:03
Krasimir Karakachanov

Zëvendëskryeministrin dhe ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov dhe partia e tij janë fitues nga votuesit që kanë votuar nga Maqedonia.

Në Maqedoni gjithsej kanë votuar 510 votues, ndërsa prej tyre 216 shteas të bullgarisë kanë votuar për partinë e Karakachanov.

Ndryshe, koalicioni i Karakachanov fitoi mjaftueshëm vota për të qenë parti kuvendare, ndërsa Borissov i fiti zgjedhjet.

Karakachanov, partia e së cilit quhet OBRM, fitoi në Ohër, Manastir dhe Shtip, ndërsa në Shkup pjesa më e madhe e votuesve kanë qenë për partinë e kryeministrit Borissov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat