MPB tregon kur mund qytetarët t’i shëtisin kafshët shtëpiake

Maqedonia

MPB tregon kur mund qytetarët t’i shëtisin kafshët shtëpiake

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë qytetarët që jetojnë në apartamente do të keni mundësi që edhe përkundër orës policore që nis nga ora 20:00, të shëtisin kafshët e tyre shtëpiake nga ora 22:00 deri në ora 23:00, në perimetër prej 100 metra largësi nga adresa ku banojnë.

“Gjatë ndalimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët që jetojnë në ndërtesa banimi për strehim kolektiv dhe që kanë kafshë shtëpiake (qen).

Ata mund t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre në mbrëmje për gjatë një ore, duke filluar nga 22:00 deri në 23:00.

Mirëpo, maksimum 100 metra larg nga ndërtesa ku ata jetojnë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat