Covid-19 në Maqedoni, janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë

Maqedonia

Covid-19 në Maqedoni, janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Mbi 12 mijë qytetarë janë vaksinuar që nga fillimi i imunizimit kundër Covid 19. Vetëm në arenën A1 sportive gjatë një ditë më patë janë vaksinuar rreth 2.500 qytetarë, të punësuar në institucione shtetërore të cilët konsiderohen si kategori më e rrezikuar. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se deri më tani nuk ka pasur efekte të padëshiruara pas marrjes së vaksinës.

Me ardhjen e vaksinave shtesë do të ulet mosha e atyre që do vaksinohen. Numri të cilin duam ta arrijmë, është rreth 7 mijë qytetarë në bazë ditore të vaksinohen por kjo shkon hap mbas hapi”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Vaksinimi i popullatës dhe masat e shtuara restriktive pritet të ulin dukshëm numrin e rasteve të reja. Qytetarët masat e reja i cilësojnë si të vonuara.

“Ndoshta është vonë për këto masa, mundej më herët të vendoseshin dhe të mos ndodhte kjo valë e re”.

“Mendoj se duhej që qytetarët të ishin informuar më herët për masat. Ajo është dilema më tepër se na gjet të pa përgatitur”.

“Mund të bësh pazarin për gjithë javën dhe të qëndrosh në shtëpi sepse ka shumë njerëz rrugës, ecin pa maska, pa doreza pa asgjë. Shesin, blejnë, prekin para”.

“Tani është rritur numri i rasteve shumë, çfarë nevojiten masat”.

“Populli janë infektuar shumë. Prapë kjo nuk është mirë për ne. Ne të moshuarit nuk mund të shkojmë askund, frikësohemi”.

Ministri Filipçe tha se masat janë pasojë e përkeqësimit të situatës dhe nuk kanë të bëjnë aspak me zhvillimet politike.

Asnjëherë deri më tani që nga viti i kaluar, masat nuk kanë qenë politikisht të motivuara por gjithmonë janë vendosur në mbrojtje të shëndetit publik. Në kësi situatash kur kemi Spitale të tejmbushura dhe kur presim që të ndodhë në kohën e festave derisa nuk respektohen masat, siç ndodhi vitin e kaluar, ne nuk mund të rezistojmë. Madje as nuk do mundet të mirë menaxhohet. Prandaj në këtë periudhë në prag të festave një javë para agjërimit dhe pashkëve që fillojnë me 1 maj, konsideruam se duhet të ketë masa shtesë të parandalohet rritja e numrit”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Për momentin qyteti i Kumanovës, Manastiri, Kërçova dhe Tetova janë qytetet më kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat