Solidarizohen spitalet private, japin specialistë për të ndihmuar shtetin për Covid-19

Maqedonia

Solidarizohen spitalet private, japin specialistë për të ndihmuar shtetin për Covid-19

Më: 6 prill 2021 Në ora: 17:10
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për sot ka paralajmëruar takim me përfaqësues të spitaleve private në vend.

Qëllimi i takimit, siç njoftoi ai para mediave, është që të gjenden mënyra se si këto spitale do të ndihmojnë në luftën kundër pandemisë në institucione shtetërore.

Ka bërë të ditur, se disa spitale private tashmë kanë pranuar që të japin person mjekësor për spitalet shtetërore.

Këto specialistë do të angazhohen në Kozle.

“Qytetarët në spitale private mjekohen me dëshirën e tyre dhe nuk ka ndodhur që të mos ketë vende të lira në spitalet shtetërore. Me spitalet private do të takim sot, por nga “Sistina” na kanë njoftuar se do të ndihmojnë me 5 specialistë dhe 2 nga “Remedika”. Nga “Zhan Mitrevi” kanë thënë se tani për tani nuk mundet, por për dy javë do të mund të ndihmojmë edhe ata, pasi mjekët janë në pushime. Mekanizëm juridik nuk kemi si t’i ndalojmë qytetarët të mos shkojnë në spitale private”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat