Filipce: Jemi të gatshëm të sqarojmë çdo gjë në Parlament në lidhje me menaxhimin e epidemisë

Maqedonia

Filipce: Jemi të gatshëm të sqarojmë çdo gjë në Parlament në lidhje me menaxhimin e epidemisë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:57
Venko Filipçe

Punojmë në mënyrë të hapur dhe transparente dhe çdo miratim i çfarëdo mase është sqaruar për opinionin, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në emisionin e sotëm “200” në Alsat M. I pyetur nëse ai ndjen ndonjë përgjegjësi për numrin e lartë të vdekjeve, Filipçe tha se autoritetet shëndetësore bënë gjithçka për secilin pacient dhe se shkalla e vdekshmërisë në vendin tonë nuk ështe shumë e lartë.

“Ka shumë vende ku vdekshmëria është më e lartë. Vala është e fortë, forma e sëmundjes është e rëndë, madje edhe tek të rinjtë që nuk kanë sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo formë e mutacionit jep këtë formë të sëmundjes”, tha Filipçe.

Ministri gjithashtu iu përgjigj vërejtjes së gazetarit se në disa vende ata kanë hapur hetime për numrin e madh të vdekjeve të regjistruara.

“Ne gjithmonë jemi udhëhequr nga ajo se shëndeti publik ka qenë prioritet. Asnjëherë nuk ka qenë politika apo ndonjë kalkulim tjetër. Të gjitha të dhënat janë në dispozicion. Tani opozita po kërkon një lloj diskutimi në Parlament. Ne jemi duke përgatitur përgjigje edhe për këtë, do të ketë diskutim publik për disa çështje, ka pyetje edhe për menaxhimin e epidemisë. Ne do t’u përgjigjemi të gjithave”, tha Ministri Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat