Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa

Më: 7 prill 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat