Ambasadorja amerikane në Maqedoni drejtohet në gjuhën shqipe: Mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësorë

Maqedonia

Ambasadorja amerikane në Maqedoni drejtohet në gjuhën shqipe: Mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësorë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 13:28
Kate Marie Byrnes

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Kate Marie Byrnes, në ditën botërore të shëndetit ka shprehur mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Ambasadorja porosinë ndaj punonjësve shëndetësorë e bën në edhe në gjuhën shqipe.

“Këtë vit, në Ditën Botërore të Shëndetit, dua të shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit shëndetësor. Ju jeni ngushëllimi, shpresa dhe inspirimi ynë në këto kohëra të vështira.

Ju faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë”, thotë ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat