Çfarë ligjesh po shqyrtohen aktualisht në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut?

Maqedonia

Çfarë ligjesh po shqyrtohen aktualisht në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut?

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:19
Kuvendi

Kuvendi sot e vazhdoi mbledhjen e 30-të, në rend dite tët së cilës janë disa propozim-ligje në procedurë të shkurtuar.

Propozim-ligji për shlyerje të normës së interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, në procedurë të shkurtuar, siç kumtoi kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi do të shqyrtohet sapo të krijohen kushtet sipas Rregullores dhe shtoi se ligji akoma nuk është shqyrtuar në komisione. Edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për token bujqësore në lexim të parë do të shqyrtohet sapo të krijohen mundësitë sipas Rregullores dhe ende nuk është shqyrtuar në Komisionin për bujqësi, pylltari dhe ekonomitë ujërave.

Në fokus të mbledhjes ishte Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për parandalim të dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ndeshjet sportive, në lexim të parë.

Deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE tha se duhet kujdes dhe pyeti se çka do të shkaktojë ulja e gjobave. Sipas tij, nëse lihen anash tifozët, theksi duhet të vihet në organizuesit e ndeshjeve të cilët, siç tha, duhet të bëhen protokolle adekuate dhe standard të parandalohet çfarëdo lloj mundësie për dhunë në ndeshje të caktuara. Informoi se është ndërruar dispozita dhe se në ligj gjoba prej 2.000 eurove paraqet prej 500 euro deri 7.000 euro dhe pyeti si do të caktohet se cili dënim duhet të paguhet. Theksoi se ligji duhet të vlejë njejtë për të gjitha grupet e tifozëve dhe të respektohet nga të gjithë.

Darko Kaeski nga LSDM tha se në këtë sferë qasje serioze duhet të kenë institucionet dhe organizuesit e ndeshjeve sportive, ndërsa ulja e dënimeve është masë popullore e cila duhet të ndiqet dhe drejtpërdrejtë ndikon për rritjen e vlerës së shtuar në ndeshjet sportive.

Deputetët konstatuan se ky propozim-ligj është I pranueshëm dhe mund të jepet për procedure të mëtutjeshme, përkatësisht në lexim të dytë, ndërsa votimi do të jetë plotësisht.

Deputetët gjithashtu konstatuan se Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedis jetësor në lexim të parë është I pranueshëm dhe mund të jepet në procedure të mëtutjeshme, në lexim të dytë. Xhaferi tha se votimi edhe për këtë pike do të bëhet plotësisht.

Ministri I Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini e arsyetoi ligjin dhe tha se me të rregullohet menaxhimi me dhe mbrojtja nga zhurma në mjedis jetësor. Në këtë ligj rregullohet edhe procedura kundërvajtëse dhe në mënyrë adekuate janë caktuar gjobat për persona fizikë dhe juridikë të cilët nuk veprojnë në pajtim me dispozitat e ligjit.

Xhaferi informoi se edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mjedis jetësor në lexim të parë, do të shqyrtohet me çka krijohen mundësi në pajtim me Rregulloren sepse nuk është shqyrtuar në trupin amë kuvendor.

Deputetët konkluduan se Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për veprimtari shkencore-hulumtuese, në lexim të parë, parashtruar nga deputetët Zhaklina Llazarevska, Arbër Ademi, Jovan Mitreski, Zeqir Ramçilloviq, Maria Kostadinova, Dragica Gjavoçanovaq, Daniella Koleva, Bisera Kostadinovdka Stojçevska, Mirosllav Jovanoviq., Katriot Rexhepi, është I pranueshëm dhe mund të jepet në procedure të mëtutjeshme, në lexim të dytë. Votimi për ligjin do të bëhet plotësisht.

Ligjin e arsyetoi Bisera Kostadinovska Stojçevska, e cila tha se propozon plotësim me nen të ri – 45 e, I cili, siç tha, pas përjashtimit e rregullon mundësinë për vazhdim të marrëdhënies së punës të personit të zgjedhur në profesionin shkencor për shkak të ushtrimit të vazhdueshëm të veprimtarisë në institucionet publike shkencore. Deputetja Gordana Siljanovska Davkova tha se e mbështetë plotësimin e këtij ligji dhe përmendi se kolegët në institucionet shkencore duhet të kenë status të njejtë si edhe kolegët në universitete.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ndërpreu mbledhjen dhe informoi se deputetët plotësisht do të njoftohen për vazhdimin e saj. Kuvendi për momentin po e mban mbledhjen e 32-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat