Zaev premton 300 mijë vaksina për këtë muaj, ndërsa Maqedonia ndër vendet me më pak të vaksinuar

Maqedonia

Zaev premton 300 mijë vaksina për këtë muaj, ndërsa Maqedonia ndër vendet me më pak të vaksinuar

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Kryeministri Zoran Zaev pret që në në fund të këtij muaji të arrijnë rreth 300 mijë vaksina nga prodhues të ndryshëm dhe me këtë vaksinimi masiv të vazhdojë pa pengesa.

“Presim që gjatë muajit prill të arrijnë më shumë se 300 mijë vaksina. Presim të arrijnë 651 mijë vaksinat që vijnë nga BE për Ballkanin Perëndimor, prej të cilave 100 mijë janë për vendin tonë. Shpresoj se këto ditë ose javën e ardhshme do të arrijnë 20-25 mijë prej tyre”, tha Zaev.

Ai shton se pritet të arrijë edhe vaksina e parë e “Pfizer”, ndërsa shteti ka marrëveshje me këtë kompani për 800 moj vaksina, ndërsa dërgesa e dytë përmes Kovaks mekanizmit pritet të arrijë gjatë këtij muaji.

“Priten edhe 200 mijë vaksinat e planifikuara për këtë muaj si dhe një pjesë e konsiderueshme e Sputnik V, që ka marrëveshje për 200 mijë doza”, tha Zaev.

Ndryshe, sipas “The Economist”, Maqedonia e Veriut ka vaksinuar vetëm 20 mijë qytetarë ose 0.7% të popullatës dhe është ndër vendet me më pak të vaksinuar në botë, ndërsa sipas Blumerang, po vazhdoi Maqedonia me këtë ritëm, imuniteti kolektiv ose vaksinimi i 75% të popullatës do të arrihet në vitin 2031.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat