Rekomandohet që vaksinimi dhe rivaksinimi të jenë me vaksinën e njëjtë

Maqedonia

Rekomandohet që vaksinimi dhe rivaksinimi të jenë me vaksinën e njëjtë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Rekomandimet zyrtare edhe nga prodhuesit edhe nga Administrata amerikane për ushqim dhe ilaçe (FDA) dhe nga Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) janë se rivaksinimi kundër Kovid-19 duhet të jetë me llojin e njëjtë të vaksinës me të cilin është kryer edhe vaksinimi, deklaroi doc.dr. Meri Kirijas nga Instituti për imunologji në një intervistë për MIA-n.

“Për momentin ekzistojnë disa studime të cilat punojnë në atë për të parë se sa efektive do të jenë vaksinat nëse kombinohen doza e parë dhe e dytë nga prodhues të ndryshëm”, thekson Kirijas.

Sipas saj, për momentin nuk mund të rekomandohet zyrtarisht që vaksinimi dhe rivaksinimi të bëhen me vaksina të ndryshme, sepse ende nuk dihet se sa efektive do të ishte dhe çfarë mund të pritet.

“Supozoj se në periudhën në vijim kur do të kemi informacione, rekomandimet do të ndryshojnë. Megjithatë, për momentin rekomandimi është se edhe doza e dytë (e vaksinës) duhet të jetë nga i njëjti prodhues”, theksoi Kirijas.

Sipas saj, përvojat e deritanishme tregojnë se vaksinimi është një nga mënyrat me të cilat mund të përballemi me sëmundjet infektive, veçanërisht me ato që janë shumë ngjitëse dhe kanë një shkallë të lartë të vdekshmërisë, siç është rasti me Kovid-19.

“Shohim se kemi vende ku ka vaksinim masiv, ka efekte prej tij”, tha Kirijas.

Ajo theksoi se në afat prej gjashtë muajve pas imunizimit kundër koronavirusit, mund të jemi të sigurt se ka mbrojtje nga Kovid-19, por mund të pritet që ajo periudhë kohore mund të jetë më e gjatë.

“Prania e antitrupave nënkupton mbrojtje, nuk ka rëndësi se sa është ai numër nga informacionet aktuale që i kemi. Kjo do të thotë që personi që ka kaluar Kovid ka mbrojtje dhe mbrojtja nuk është vetëm me antitrupa. Kjo është diçka që është më e matur dhe prandaj tani flasim kaq shumë, megjithatë këtu është edhe imuniteti qelizor. Sa gjatë do të zgjasë do të shohim. Tani për tani nuk kemi të dhëna, megjithatë, natyrisht pritet se ai imunitet do të zgjasë një vit”, shton dr. Kirijas.

Intervistën e plotë me doc.dr. Meri Kirijas me videomaterial MIA do ta publikojë nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat