Filipçe: Vetëm me vaksinim mund të arrijmë imunitetin kolektiv

Maqedonia

Filipçe: Vetëm me vaksinim mund të arrijmë imunitetin kolektiv

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:54
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook njoftoi edhe një herë përfitimet e vaksinimit.

“Tani është koha për të kontribuar në një kapërcim më të shpejtë të pandemisë së coronavirusit.

Procesi i imunizimit është para nesh dhe vetëm me vaksinimin e një numri të madh të qytetarëve do të mund të fitojmë imunitet kolektiv. Bëni kërkesë për vaksinim sot”, ka shkruar Filipçe.

Kushdo që dëshiron të vaksinohet mund të regjistrohet në vakcinacija.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat