Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Maqedonia

Aksidentohet furgoni i Kryqit të Kuq

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Kërçovë afër Trapçindollit, mes një furgoni të Kryqit të Kuq dhe një veture me targa të Vjenës.

Automjeti i tipit audi ka ndaluar shpejtësinë për të kthyer drejt fshatrave të kësaj ane, ndërsa furgoni i Kryqit të Kuq me targa të Ohrit i ka rënë nga pas.

Është lënduar vetëm shoferi i furgonit.

Policia ka dalur në terren dhe po kryen procedurat e nevojshme, ndërsa komunikacioni në këtë pjesë zhvillohet me ndërprerje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat