BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Maqedonia

BILD: Thaçi 1 do të lë pasardhës të PDSH-së Thaçin 2?

Më: 11 prill 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dje përpos që bëri publike kandidatin për Tetovën, Sadi Bexhetin ish kryetarin e Tetovës ai gjithashtu “shpalosi” nën hije edhe pasardhësin e tij të PDSH-së djalin e tij, Pajtim Thaçin. Në kuadër të promovimit të Sadi Bexhetit, Menduh Thaçi kishte vendosur djalin e tij Pajtim Thaçin si bartës liste për këshillin komunal, një parapregaditje për të marrë PDSH-në në të ardhmen.

Pajtim Thaçi tani më është i përgatitur për lider, pasi ditë më parë ka mbrojtur edhe doktoraturën në shkencat politike me temën “Liderët Politik në Ballkanin Perëndimor pas vitit 1990”.

Ky gradim i Pajtim Thaçit i ka hapur rrugë më të lehtë Menduh Thaçit që më poshtë në tekst do ti ndajmë Menduh Thaçi në Thaçi 1 dhe Pajtim Thaçi në Thaçi 2.

Menduh Thaçi – Thaçi 1 është dashur shumë më herët të mendojë këtë gjë, pasi PDSH-në një parti të fuqishme e fundosi me krenarinë dështake të tij duke menduar se do të jetë lider i pavdekshëm e duke mos lënë asnjë ndryshim në parti.

Të bëjmë një krahasim mes Thaçit 1 dhe Thaçit 2

Në krahasim me Thaçin 1, Thaçi 2 është më vizionar, më proamerikan dhe më i hapur se Thaçi 1.

Thaçi 2, dje me siguri është ndjerë shumë keq, kur Thaçi 1 sërish sulmoi BDI-në, pasi forat e tilla nuk pijnë ujë më, pasi Thaçi 1 në koalicion është me BDI-në, andaj Thaçi 2 nuk do të sillet më si Thaçi 1, nuk do të shajë as opnetët politik e as bashkëpuntorët politik.

Thaçi 1 ka etiketuar dhe ka ofenduar çdo funksionar të sukseshëm, madje edhe familjarë pas ikjes nga PDSH-ja, Thaçi 2 kurrë nuk do ta bëjë atë.

Thaçi 1 ka bërë pazare në dëm të partisë në interes të tij, Thaçi 2 do të bëjë në dëm të vetes në interes të partisë.

Thaçi 1 kurrë nuk e ka dashur PDSH-në, Thaçi 2 do ta doje PDSH-në.

Thaçi 1 pas humbjes gjithmonë është ankuar se janë vjedhur zgjedhjet, Thaçi 2 do ta pranoje humbjen.

Thaçi 1 ka qenë gjithmonë hakmarrës, përbuzës dhe ofendues, Thaçi 2 nuk do të hakmerret, nuk do të ofendoje dhe nuk do të përbuze askend.

Thaçi 1 kurrë ska bashkëpunuar me bashkëpuntorët, por ka dhënë urdhëra diktatori, Thaçi 2 do të bashkëpunoje dhe do të dëgjoje.

Andaj Thaçi 2 mund të jetë edhe një lider i cili nesër mund të jetë faktor kryesor në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe mirë që ka ardhur koha që Thaçi 1 ia hap rrugën Thaçit 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat