COVID-19, rreth 1700 persona nëpër spitale

Maqedonia

COVID-19, rreth 1700 persona nëpër spitale

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Edhe pas shtrëngimit të masave numri i të infektuarve sërish mbetet i lartë, në qendrat Kovid në tërë vendin aktualisht janë duke u mjekuar 1699 persona, ndërkohë aktualisht ka 340 shtretër të lirë.

Numër më i madh të personave që janë duke u trajtuar nëpër spitale është regjistruar në Prilep ku aktualisht janë të shtrirë 127 persona, 124 pacientë në spitalin e Manastirit, 116 në Kumanovë,  100 në spitalin e Ohrit, nga 97 të infektuar po trajtohen në spitalet e Velesit dhe Strumicës. Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se të gjitha repartet e spitaleve klinike posedojnë shtretër të lirë dhe nëse është e nevojshme repartet do të zgjerohen më tej.

Ndërkohë në arenën A1 në qendrën sportive “Boris Trajkovski” po vazhdon imunizimi i qytetarëve.

Pas vaksinimit të ushtrisë, policisë, mësuesve dhe edukatoreve në çerdhe, si kategori e rrezikuar nga COVID -19 të hënën do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit mediatik të moshës mbi 40 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike. Në këtë grup parashihet të vaksinohen rreth 631 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat