Sela: Nuk i kemi bllokuar ne masat ekonomike

Maqedonia

Sela: Nuk i kemi bllokuar ne masat ekonomike

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:15
Ziadin Sela

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i hedh poshtë akuzat se opozita shqiptare po e bllokon Pakon e pestë të masave ekonomike për t’i ndihmuar qytetarët në përballjen me pandeminë. Amendamentet e opozitës shqiptare për pakon mund të debatohen vetëm 3 ditë në komisionet parlamentare, pas çka pakoja do të miratohet në seancë plenare, thekson Sela, duke shtuar se në fakt është pushteti ai që po e bllokon pakon, duke mos e filluar këtë debat në ligjvënës.

Sipas të gjitha gjasave, këta nuk kanë as para e tani po gjejnë strehë në këtë që po bën Aleanca dhe Alternativa. Është gënjeshtër që për një muaj thuhet në konferenca për media dhe duhet t’iu kërkohet falje qytetarëve që luhet me gjendjen e tyre të rëndë- deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Sipas Selës, në gjendje shumë më të vështirë sesa qytetarët që nuk kanë marrë paga për disa muaj shkaku i pandemisë, ndodhen mijëra qytetarë të cilët janë privuar nga e drejta për shtetësi dhe nuk kanë marrë asnjë pagë të vetme gjatë gjithë jetës së tyre. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Sela u shpreh i prerë se opozita shqiptare nuk do të heq dorë nga synimi për ta luftuar pashtetësinë, shovinizmin dhe korrupsionin, duke e kushtëzuar çdo ligj eventual me Ligjin e ri  të Shtetësisë.

A e dini pse shërben kjo kategori e qytetarëve?! Për korrupsion. Ky është “Plan i mirë” për këta udhëheqës të partive të punësuar në institucione, që të marrin 5000 euro në xhep dhe t’ua japin shtetësinë- pohoi Zijadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Për koalicionin Aleanca-Alternativa, pandemia është vetëm alibi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në shtator, pasi qëllimi është anulimi i gjithë procesit statistikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat