Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 11 prill 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 3.050 teste, ndërsa janë regjistruar 687 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 310, Kumanovë – 55, Manastir – 35, Prilep, Ohër dhe Strumicë – 33, Veles – 31, Kavadari dhe Tetovë nga 23, Gostivar – 19, Shtip dhe Koçan nga 17, Sveti Nikollë – 11, Kërçovë, Resnjë dhe Vinicë nga 7, Negotinë – 6, Gjevgjeli dhe Makedonski Brod nga 4, Strugë – 3, Bogdanci – 2, Kriva Pallanka, Dellçevë, Probishtip, Demir Kapi, Demir Hisar, Kratovë dhe Dojran nga 1.

Sot janë regjistruar 1.347 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Janë konfirmuar 46 viktima nga coronavorisi shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 141.844, numri i pacientëve të shëruar është 116.780, numri i vdekjeve është 4.228, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.836

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat