Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë një organizim monoetnik

Maqedonia

Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë një organizim monoetnik

Më: 12 prill 2021 Në ora: 10:24
Foto Ilustrim

Me ndarjen e çmimeve për nder të 7 prillit – Ditës Botërore të Shëndetësisë Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, nxorri në pah çasjen monoetnike të organzatës. Ajo që ra në sy dhe dhe ngjalli reagime të shumta në publik, ishte fakti që infektologët e Klinikës Infektive në Shkup, Ilir Demiri dhe Fadil Cana munguan edhe në listën e mjekëve të cilëve u ndanë pllakate dhe mirënjohje. Rastësisht apo jo, në listën e shpalosur nuk figuronte asnjë mjek shqiptar, shkruan Lobi.

Për të gjurmuar mbi veprimtarinë e kësaj shoqate, Lobi realizoi disa kërkime. Si e para, Shoqata posedon faqen në internet por vetëm në gjuhën maqedone dhe atë angleze.

Shoqata daton nga vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar, nga ku dhe kuptohet qasja nacionalite pasi është krijuar në një kohë të monizmit politik.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është sela-afrim1-1024×832.png
Qasja ka ngelur e njejtë pasi edhe struktura e shoqatës është monoetnike. Këshilli Drejtues përbëhet nga doc, d-r Goran Dimitrov kryetar, Prof d-r. Mirjana Shosholçeva dhe Doc, d-r. Boro Gjenov nënkryetarë, Prof. d-r Oliver Karanfilski sekretar gjeneral, Prof. d-r. Slavejko Sapunov, D-r Dragan Mijakoski, D-r Sead Zejnel, D-r Marija Zdraveska, Lolita Andonovska, D-r Dimitar Arnaudov anëtarë të Këshillit Drejtues.

Kjo qasja monoetnike e shoqatës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut, duket që ka ndikuar që mjekët shqiptarë të organizohen në shoqatën e tyre. Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veruit vepron nga viti 2006. Shoqata krahas mjekëve duhet të gjejë përkrahje edhe nga media në gjuhën shqipe, bizneset dhe politika shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat