Çmimet në spitalet private do të kufizohen me ligj, gjatë periudhës së pandemisë

Maqedonia

Çmimet në spitalet private do të kufizohen me ligj, gjatë periudhës së pandemisë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:31
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur, se çmimet në spitale private për pacientët me Covid-19 do të kufizohen me ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

“E kemi dëgjuar apelin e qytetarëve, sërish është krizë, ka nevojë që të shfrytëzohet ai kapacitet spitalor”, tha Filipçe para sallës “Boris Trajkovski”.

Filiçe tha se ndryshimet ligjore do të dorëzohen nesër në Qeveri nga Shtabi i Krizës, dhe në kuadër të tyre, parashihet që spitalet private të kufizojnë çmimet e shërbimeve shëndetësore në kohë të krizës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai gjithashtu njoftoi se nga e mërkura do të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve të moshuar me sasinë e vaksinave Sputnik, të cilat kanë mbetur nga vaksinimi i qytetarëve që punojnë në infrastrukturë të rrezikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat