Maqedoni, mbi 24 mijë të vaksinuar

Maqedonia

Maqedoni, mbi 24 mijë të vaksinuar

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Fundjava ka regjistruar numër më të ulët të personave të shtruar në spitalet e vendit si pasojë e Kovid19.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se është ulur edhe numri rasteve të reja megjithatë shtojnë se pasqyrë më reale do të kemi gjatë ditëve të ardhshme, pasi të dielave bëhen më pak testime.

Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se kanë iniciuar ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me qëllim që të ulen çmimet për trajtimin e pacientëve me Kovid në spitalet private.

Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit në gjithë vendin. Në Arenën A1 në Shkup filloi vaksinimi i punonjësve mediatik të cilët janë mbi 40 vjeç. Vaksinimi i tyre do të vazhdojë edhe nesër.

Deri sot janë vaksinuar mbi 24 mijë persona kundër coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat