Rrokulliset një autobus në rrugën Kërçovë-Manastir

Maqedonia

Rrokulliset një autobus në rrugën Kërçovë-Manastir

Më: 12 prill 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Autobusi që ka qenë duke qarkulluar nga Manastiri për në Kërçovë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një traktor.

Sipas informacioneve të para, autobusi ka transportuar udhëtarë nga fabrika e cila është gjendur në afërsi të Manastirit.

Janë lënduar udhëtarë dhe po dërgohen në Spitalin e Manastirit, kurse kontroll në vendngjarje po kryhen policia.

Për momentin, komunikacioni në rrugën Kërçovë-Manastiri zhvillohet në një korsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat