Mbi 1.100 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Mbi 1.100 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit si pacientë të shëruar nga coronavirusi, janë regjistruar 1.192.

Me këto raste, numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë fituar betejën me COVID-19 shkon në 117.794.

Kurse numri i rasteve aktive deri sot (12 prill) është 19.978.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 142.034, prej të cilëve 4.262 kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat