Paraburgim për 47-vjeçarin i cili u kap me lëndë narkotike në Bllacë

Maqedonia

Paraburgim për 47-vjeçarin i cili u kap me lëndë narkotike në Bllacë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Urdhër për kryerjen e një hetimi kundër një 47-vjeçari nga Shkupi ishte lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup.

Për shkak të dyshimit se ai kishte kryer krim – prodhim dhe shpërndarja e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve sipas Nenit 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“I dyshuari, më 11 prill, gjatë hyrjen në vend në vendkalimin kufitar “Bllacë” në veturën BMW me targa të Shkupit, në mënyrë të palejuar ka mbajtur lëndë narkotike-marijuhanë me një qese najloni 38.82 gramë, pesë tableta psikotrope, 3.4 metilen dioksimetamfetaminë dhe një shiringë plastike me një vëllim prej 10 ml vaj hashashi”, informon Prokuroria Themelore Publike.

Për shkak se të dyshimit se i dyshuari ka mundësi të arratiset ose ta përsërisë të njëjtën vepër penale, prokurori publik i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat