Komiteti i Helsinkit: Ligjet aktuale, të mjaftueshme për marrjen e shtetësisë

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Ligjet aktuale, të mjaftueshme për marrjen e shtetësisë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Komiteti i Helsinkit vlerëson se zgjidhjet aktuale ligjore janë të mjaftueshme për marrjen e shtetësisë dhe evidentimin në librat amë të personave të paregjistruar.

Sipas tyre, duhet të sigurohet zbatim i dispozitave ligjore deri në fund. Për momentin ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë nga të dy kategoritë e personave të prekur, thonë nga Komiteti i Helsinkit në vlerësimin juridik që kanë bërë mbi ligjet ekzistuese.

“Lidhur me rregullimin e statusit të personave pa shtetësi të cilët ishin shtetas të republikave të RSFJ-së, duhet të merren parasysh dispozitat e Ligjit për të huajt të cilat mundësojnë marrjen e vendbanimit të përhershëm, në veçanti nenit 132, i cili parashikon të drejta të veçanta për këto persona të cilët deri më 05.06.2021 mund të paraqesin kërkesë për marrjen e vendbanimit të përhershëm. Kjo është baza që do të mundësojë marrjen e mëvonshme të shtetësisë me natyralizim në përputhje me nenin 7 të Ligji për Shtetësinë”, thuhet në shkrimin e Komitetit të Helsinkit.

Ata vlerësojnë edhe dispozitat ligjore që mundësojnë evidentimin në librat amë të personave të paregjistruar, të cilët përbëjnë një kategori të personave pa shtetësi.

“Lidhur me personat që nuk kanë statusin e shtetasve sepse janë të paregjistruar në librat amë të lindjeve, duhet të merren masa të intensifikuara për regjistrimin e tyre dhe rregullimin statusit. Duhet të mundësohet regjistrimin efektiv dhe në kohë i personave të prekur në mënyrë që ata kenë qasje të papenguar në shërbimet publike. Thjeshtë, duhet t’i jepet mundësi zgjidhjes se përhershme ligjore”, thuhet në shkrim.

Nëse edhe me zbatimin e dispozitave të përhershme ligjore statusi i personave pa shtetësi nuk rregullohet, atëherë shteti duhet të gjejë zgjidhje për to në përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe legjislativën dhe praktikat e BE-së, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat