“Droga”, DEA: Mbështesim likuidimin e organizatave në Maqedoni

Maqedonia

“Droga”, DEA: Mbështesim likuidimin e organizatave në Maqedoni

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

VMRO-DPMNE vazhdon akuzat ndaj krerëve të LSDM-së për marijuhanën e sekuestruar. Dimçe Arsovski tha se të arrestuarit në aksionet e fundit kanë lidhje të ndryshme me familjen e Zaev dhe janë në funksione brenda MPB-së.

Kire Çipsio, shefat e SPB-ve nëpër shtetin tonë, shefat e Kumanovës, të Shtipit, Velesit, Strumicës, shefat e Manastirit janë vetëm pjesë e ushtrisë partiake të LSDM-së e cila punon për zgjedhje dhe shfrytëzon metoda jo konvencionale për rregullimin e zgjedhjeve dhe detyrimin e qytetarëve të votojnë për LSDM-në. Për shpërblim nga Zoran Zaev dhe Spasovski u është lejuar të bëjnë çfarë të duan në qytetet e tyre dhe shpesh ti shkelin kompetencat e tyre”, tha  Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM thonë se aksionet e fundit policore janë dëshmi e pakontestueshme për luftën pa kompromis kundër krimit ë organizuar. Në kumtesë për mediat nga partia maqedonase në pushtet thonë se VMRO-DPMNE në vend që ta përshëndet qasjen jo selektuese të policisë, qëndron në anën e strukturave kriminele.

Gjatë kohës së aksionit policor “Sozia” VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickovski bënë përpjekje të pasuksesshme për ta sabotuar aksionin përmes publikimit të informatave gjatë hetimit aktiv. Pas përpjekjes së pasuksesshme për sabotazhë, nga ‘pallati i bardhë’ vazhdojnë me gënjeshtra të reja dhe konstruktime manipuluese për aksionin, për çka me vetëdije e rrezikojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të hetimit”, thonë nga LSDM.

Në një deklaratë të Agjencinë e Lajmeve MIA nga shërbimi amerikan për luftë kundër drogës DEA thonë se do të vazhdojnë të mbështesin vendin në likuidimin e organizatave që tregtojnë me drogë.

DEA dëshmoi se nëpunës së Agjencisë janë inkuadruar në hetim të MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për konfiskimin e 200 kilogram marijuhanë të premten nga ana e policisë. Vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara në tregun e zi është thuajse një milion dollarë”, thonë nga DEA.

MPB, në aksionin e zhvilluar të premten në rrugën Prilep – Rosoman, konfiskoi 40 pako kartoni me marijuhanë, ndërsa ndaloi edhe shefin e policisë në Prilep dhe disa persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat