LSDM dhe VMRO pa marrëveshje për Qendrën e re Klinike

Maqedonia

LSDM dhe VMRO pa marrëveshje për Qendrën e re Klinike

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Qendra e re Klinike nuk është pjesë e marrëveshjes mes liderëve të bllokut politik maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Përveç pjesës formale juridike, dallimet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-ja janë të mëdha edhe në aspektin praktik. Propozimi i pushtetit parashikon Qendër të re klinike, moderne dhe gjigande, vlera të cilës do të arrij të paktën 1 miliard euro.

Me këtë nuk pajtohet VMRO-DPMNE-ja e cila kërkon 5 qendra klinike. Derisa nuk diskutohet në mënyrë thelbësore për modelin, opozita nuk do t’i tërheq amendamentet e propozuara.  LSDM-ja nga ana tjetër pret mirëkuptimin e opozitës e cila sipas tyre duhet të heqë dorë nga interesat ditore të zhbllokon ligjet me interes për qytetarët. Muaj më parë, kryeministri Zaev i ofroi opozitës edhe shumicën në komisionin mbikëqyrës, por partia e Mickoskit u kundërpërgjigj më 19 shkurt duke propozuar mbi 2.000 amendamente.

Bllokada e opozitës erdhi pak ditë pasi ishin deklaruar se për Qendrën e re klinike nevojitet kompromis dhe se VMRO-DPMNE-ja është e gatshme ta mbështes pushtetit për realizimin e këtij projekti.

Projekti për Qendër Klinike në mandatin paraprak të kryeministrin Zaev dështoi dy herë. Ndërkohë partitë shqiptare janë deklaruar unanimisht në mbështetje të këtij projekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat