Filipçe: Situata është serioze, duhet respektim maksimal të masave

Maqedonia

Filipçe: Situata është serioze, duhet respektim maksimal të masave

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:03
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se situata në sistemin shëndetësor për shkak të gjendjes me coronavirusin është serioze.

Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebook, thotë se gjendja në spitale çdo ditë menaxhohet sipas nevojës, mbushja dhe lirimi i kapaciteteve spitalore.

“Në mbledhjen e sotme me drejtorët e klinikave këmbyem informacione për gjendjen. Situata është serioze dhe në këtë moment kemi rritje të lehtë të presionit në covid-qendrat, gjegjësisht gjatë ditës së djeshme ka pasur rritje të numrit të hospitalizimeve të reja”, ka shkruar Filipçe.

Sipas tij, masat kufizuese japin rezultate, por e nevojshme është respektimi maksimal i tyre për të tejkaluar këtë valë epidemiologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat