Petliçkovski: Ka mundësi të ketë arritur lloji brazilian i coronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Petliçkovski: Ka mundësi të ketë arritur lloji brazilian i coronavirusit në Maqedoni

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Në Serbi ka dyshime se ka arritur lloji brazilian i coronavirusit dhe automatikisht ngjallen dyshimet nëse mund të ketë raste të tilla edhe në Maqedoni për shkak të afërsisë.

Lloji brazilian i coronavirusit është më i rrezikshëm dhe nuk i kursen edhe personat e rinj.

“Ka mundësi, por deri sa nuk vërtetohet me analizë të detajizuar, nuk mund ta dijmë nëse bëhet fjalë për llojin brazilian, por realisht ka mundësi të arrijë edhe në Maqedoni”, tha mjeku Aleksandar Petliçkovski, drejtori i Institutit për Imunologji.

Ndryshe, virusi i llojit britanik shpërndahet shpejt për vetëm 5 ditë, ndërsa në Brazil janë infektuar 13 milionë persona që është rreth 6% të popullatës. Zyrtarisht ky lloj ende nuk është vërtetuar në vendet evropiane, ndërsa shteti brazilian është i treti në botë për nga numri i rasteve me coronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat