Do të kufizohen shpenzimet e funksionarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Do të kufizohen shpenzimet e funksionarëve të Maqedonisë

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Të gjithë funksionarët shtetërorë do të kenë kufizime të shpenzimeve në shërbime hotelerike, ndërsa shumat do të varen nga pozita që po e ushtron funksionari. Këtë vendim e ka miratuar Qeveria në mbledhjen e sotme, ndërsa nga kabineti i zëvendëskryeministrit Nikollovski nuk zbulojnë se sa do të jenë këto shuma në muaj ose në vjet.

“Me këtë vendim, të gjithë funksionarëve shtetërorë do t’u kufizohen shpenzimet në objektet hotelerike gjatë mbajtjes së takimeve në punë. Saktësisht është caktuar shuma që mund të përdoret për një persona të pranishëm në takim të punës, ndërsa me kufizim shuma varet nga funksioni i cili po e organizon takimin e punës”, thonë nga kabineti i Nikollovskit.

Me këtë vendim, siç thuhet në njoftim, janë përfshirë kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat, zëvendësministrat, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, sekretarët shtetërorë, të gjithë drejtorët e institucioneve si dhe personat e zgjedhur dhe emëruar nga Qeveria që udhëheqin personat juridikë të themeluara nga shteti.

“Gjatë pagesës, pa dallim nëse është faturë, në dorë ose me kartelë zyrtare, funksionari te sektori për Financa në institucion është i obliguar të dorëzojë edhe raport për qëllimin e takimit, numrin e personave të pranishëm, kohën, vendi dhe datën kur është mbajtur.

Pa këto dokumente, Sektori i Financave në organin shtetëror nuk do të mund të bëjë pagesën për shpenzime hotelerike”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Nikollosvskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat