Foshnja 2 ditëshe është pacienti më i ri me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Foshnja 2 ditëshe është pacienti më i ri me coronavirus në Maqedoni

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Foshnja e sapolindur është pacienti më i ri me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Drejtorja e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Aspazija Sofijanova thotë se edhe foshnjat preken nga ky virus, por kalojnë më mirë.

“Pacienti më i ri është një foshnjë e sapo lindur para disa ditëve për shkak se edhe ato preken nga ky virus, megjithatë kalojnë më së miri”, tha Sofijanova.

Ajo theksoi se më e rrezikshme nga virusi te fëmijët është faza pas coronavirusit, përkatësisht nuk dihet cili organ mund të sulmohet nga virusi ose i njëjti të lë pasoja.

Ndryshe, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup momentalisht mjekohen rreth 40 fëmijë bashkë me nënat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat