Qeveria e Maqedonisë miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të Covid-19

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të Covid-19

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Qeveria i ka miratuar ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me të cilat do të rregullohen çmimet në spitalet private për hospitalizim të pacientëve nga Kovid-19.

Ndryshimet, siç njoftoi sonte shërbimi për shtyp i qeverisë, do të dërgohen në Kuvend për miratim.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë përdorimin e burimeve të spitaleve private nëse kushtet e kërkojnë këtë në përputhje me situatën e shkaktuar nga pandemia dhe ndalohet ndërmarrja e punonjësve të shëndetit publik nga ana e ndërmarrjeve private shëndetësore.

Parashikohen ndryshime edhe në fushën e gjobave për kundërvajtje nëse institucionet private të kujdesit shëndetësor nuk veprojnë në përputhje me dispozitat ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat