Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni në Qeveri

Maqedonia

Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni në Qeveri

Më: 14 prill 2021 Në ora: 09:25
Dragi Rashkovski

Dragi Rashkovski përmes një letre drejtuar kryeministrit Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga pozita e Sekretarit për Monitorimin dhe Mbështetjen e Institucioneve në zbatimin e programeve të punës së Qeverisë.

“I respektuar Kryeministër, kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që mësohet në gjithçka të kërkojë logjikë. Pikërisht për këtë arsye deri tek ju paraqes tërheqjen e parevokueshme nga funksioni.

Roli im si me këtë pozicion ashtu edhe me atë të mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte t’i jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore.

Një sekretar, çfarëdo që të jetë, mund të jetë një shkrues i zakonshëm, por ai gjithashtu mund të jetë një nga drejtuesit kryesorë …”, shkruan Rashkovski, ndër të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat