Maqedoni: Aktakuzë ndaj tre personave për përdorim të testeve të rrejshme PCR

Maqedonia

Maqedoni: Aktakuzë ndaj tre personave për përdorim të testeve të rrejshme PCR

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër një 72-vjeçari, shtetas i Republikës së Turqisë, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale- Falsifikimi dokumenti sipas nenit 378 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Më 9 prill, në vendkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup, i akuzuari përdori si të vërtetë, një të rremë -certifikatë mjekësore për test negativ PCR për virusin SARS-COV-2. Megjithëse e dinte që dokumenti ishte i rremë, gjegjësisht që më 7 prill nuk ishte testuar në laboratorin e përmendur në Shkup, ai u përpoq të lëshojë vendin, duke e përdorur certifikatën para zyrtarëve të autorizuar në aeroport”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për të njëjtën vepër penale, Prokuroria ka filluar procedurë edhe kundër dy shtetasve të RMV-së, burrë dhe grua nga Çegrani, të cilët u përpoqën që me vërtetim të rremë për test negativ PCR, të largoheshin nga vendi në 13 mars.

Për ta, prokurori publik kompetent i paraqiti gjykatës propozim për lëshimin e urdhrit penal duke i propozuar gjykatës që të shqiptojë gjobë prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera individuale e gjobës ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat