Komisioni për Antikorrupsion: Dorëheqja e Dragi Rashkovskit nuk ndikon në rastet që janë hapur për të

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion: Dorëheqja e Dragi Rashkovskit nuk ndikon në rastet që janë hapur për të

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit njoftoi se dorëheqja e Dragi Rashkovskit nuk ndikon në rastet që janë të hapura për të.

Komisioni për Antikorrupsion informon se dorëheqja e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ndikon në punën në rastet e përmendura.

Procedimi do të vazhdojë në përputhje me kompetencat dhe procedurat e Komisionit për Antikorrupsion”, thuhet në deklaratë.

Rashkovski dha dorëheqje nga funksioni i Qeverisë, për çka informoi publikun duke postuar në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat