Pendarovski në Gostivar: Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë

Maqedonia

Pendarovski në Gostivar: Vaksinimi zhvillohet pa ndërprerë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti Stevo Pendarovski, sot vizitoi pikën vaksinuese në Gostivar, ku pa nga afër protokollet sipas të cilave zhvillohet vaksinimi në këtë rajon.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Jamin Sinani, e informoi presidentin për gjendjen momentale dhe grupmoshat e targetuara për vaksinim.

Ndërsa Pendarovski u shpreh i kënaqur nga profesionalizmi i personelit shëndetësor, ndërsa i ftoi qytetarët që të aplikojnë për t’u vaksinuar.

“Procesi i vaksinimit zhvillohet pa ndërprerë, sipas kalendarit për imunizim. Ata që sot u vaksinuan apeluan tek të gjithë qytetarët të vaksinohen, pasi me këtë shpëtohet jetë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se është përgjegjësi personale e çdo qytetari nëse do të vaksinohet, por siç tha, vaksinimi është parakusht për arritjen e imunitetit kolektiv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat