OBRM-PDUKM mbështet ligjin për kufizimin e çmimeve për trajtim nga coronavirusi në spitalet private

Maqedonia

OBRM-PDUKM mbështet ligjin për kufizimin e çmimeve për trajtim nga coronavirusi në spitalet private

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:00
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM do të mbështesë zgjidhjen ligjore që u miratua dje në seancën e qeverisë e cila do të kufizojë çmimet për trajtim nga Covid-19 në klinikat private deri në 5.000 euro, ndërsa do të propozojë amendament që do të kthejë fonde për ata që tashmë i kanë përdorur këto shërbime .

Kjo u konfirmua sot nga lideri i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së në Odën Ekonomike të Teknologjive të Informacionit – MASIT.

“Jo vetëm që do të japë, por gjithashtu do të propozojë që kjo të shtrihet edhe për ata pacientë që kanë përdorur shërbimet e spitaleve private deri më tani, dmth nëse ata kanë prova adekuate për të paraqitur dhe shteti është i detyruar t’u kthejë shpenzimet e tyre.

 Për shkak se 14 muaj më vonë, 4.000 persona vdiqën, më shumë se 130.000 njerëz u sëmurën dhe sot ata mendojnë se duhet të kufizojnë shërbimet në spitalet private. Kjo supozohej të ndodhte në fillim. Por, kur nuk ndodhi në fillim, të paktën le të ndihmojnë ata si shtet dhe t’u kthejë shpenzimet që kanë bërë deri më tani”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat