Fazliu: Ligji për shtetësi nuk ishte për të zgjidhur problemin, por për pikë politike

Maqedonia

Fazliu: Ligji për shtetësi nuk ishte për të zgjidhur problemin, por për pikë politike

Më: 14 prill 2021 Në ora: 22:59
Bedri Fazliu

Deputeti i BDI-së, Bedri Fazliu, komentoi edhe Ligjin për shtetësinë të propozuar nga koalicioni ASH-AAA. Fazliu konfirmoi se BDI do ta mbështesë ligjin për shtetësinë, duke shtuar se kanë punuar që të zgjidhet kjo problematikë.

“Si BDI në princip jemi pro Ligjit pavarësisht mangësive.

Ligjin të cilën e propozuan koalicioni ASH-AAA ne i potencuam ato dobësi mirëpo nga ASH-AAA nuk na mirëpritën siç duhet. Ne u thamë se pavarësisht dobësive që ka Ligji ne do ta përkrahim. Nuk e kemi shtjelluar sa duhet Ligjin e propozuar nga ASH-AAA për arsye sepse jemi të vetëdijshëm ky Ligj nuk është në bazë të standardeve të cilat i plotëson ligji.

Shtetësia është problem që duhet të zgjidhet. Kemi punuar që ky ligj të zgjidhet. Ne mendojmë se nuk ishte për t’i zgjidhur problemet, por ishte një Ligj për të bërë disa pikë politike”, tha në Click Plus Bedri Fazliu nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat